Policia gjermane arrestoi një 51- vjeçar pas një arkë me granata nga Lufta e Dytë Botërore shpërtheu në garazhin e tij.
Policia u thirr nga një sërë dëshmitarësh në Hennef në Gjermaninë Perëndimore, të cilët raportonin për një shpërthim, shkruan syri.net
Zjarrfikësit e gjetën garazhin në flakë dhe pjesa më e madhe e municionit shpërtheu ndërkohë që ata u përpoqën ta nxirrnin jashtë.
Pronari, një koleksionist privat, tha se i kishte blerë municionet në tregun e zi, raporton “BBC”.
Raportet sugjerojnë se forca e shpërthimeve hodhi të gjitha objektet deri në 10 metra në ajër.
Nuk pati të plagosur, por shtëpitë pranë vendngjarjes u evakuuar në mënyrë emergjente.