Këngëtarja britanike ka arritur të marrë të gjitha çmimet kryesore të mbrëmjes, duke përfshirë albumin më të mirë të vitit “25”, dhe “Hello” si kënga më e mirë dhe inçizimi më i mirë.
Ajo gjithashtu ka fituar edhe çimimet për Albumin me Vokalin më të mirë dhe Perfomanca më e mirë pop – solo, përcjell lajmi.net.
Beyonce, nga nëntë nominime ka arritur të fitojë vetëm dy, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë artisti i ri Chance the Rapper, i cili ka fituar tri çmime.
Adele ka menduar se Beyonce dhe ‘Lemonade’ ka merituar çmimin për albumin më të mirë dhe i gjithë fjalimi për pranimin e çmimit i është dedikuar Beyonce-s, me të cilin Bey është emocionuar pa masë.
Ndërkohë, pas vdekjes artisti David Bowie është shpërblyer me katër çmmime për albumin e tij ‘Blackstar’./Lajmi.net/
Kjo është lista e plotë e fituesve:
Albumi i vitit: 25, Adele
Inçizimi i vitit: “Hello,” Adele
Kënga e vitit: “Hello,” Adele
Albumi më i mirë rap: The Coloring Book, Chance the Rapper
Albumi më i mirë urban/kontemporan: Lemonade, Beyonce
Performanca më e mirë country: “My Church,” Maren Morris
Kënga më e mirë rock: “Blackstar,” David Bowie
Kënga më e mirë nga një duo/grup: “Stressed Out,” Twenty One Pilots
Artisti më i mirë i ri: Chance the Rapper
Performanca më e mirë pop-solo: “Hello,” Adele
Albumi me vokalin më të mirë-pop: 25, Adele
Kënga më e mirë Dance: “Don’t Let Me Down,” The Chainsmokers Featuring Daya
Albumi më i mirë Dance/Electronic: Skin, Flume
Perfrormanca më e mirë Rock: “Blackstar,” David Bowie
Albumi më i mirë Rock: Tell Me I’m Pretty, Cage the Elephant
Albumi më i mirë Alternativ: Blackstar, David Bowie
Performanca më e mirë R&B: “Cranes in the Sky,” Solange
Kënga më e mirë R&B: “Lake By the Ocean,” Hod David & Musze, songwriters (Maxwell)
Albumi më i mirë R&B: Lalah Hathaway Live, Lalah Hathaway
Performanca më e mirë Rap: “No Problem,” Chance the Rapper Featuring Lil Wayne & 2 Chainz
Best Rap/Sung Performance: “Hotline Bling,” Drake
Kënga më e mirë Rap: “Hotline Bling,” Aubrey Graham & Paul Jefferies, songwriters (Drake)
Albumi më i mirë latin: Jesse & Joy, Un Besito Mas
Albumi më i mirë country: Sturgill Simpson, A Sailor’s Guide to Earth
Kënga më e mirë country: Tim McGraw, “Humble and Kind”
Muzika më e mirë në film: John Williams, Star Wars: The Force Awakens
Kënga më e mirë e shkruar për film: Justin Timberlake, “Can’t Stop the Feeling!”
Videoklipi më i mirë: Beyoncé, “Formation”