Aktuale

Grabovci: Qe një muaj unë dhe familja po përjetojmë terror

Pas kërkesës së deputetit Kujtim Paçaku për kërkim falje publike ndaj fjalëve ‘gabel’ dhe ‘magjup’ gjatë përgjimeve në foltore ka dalë vet protagonisti i këtyre përgjimeve Adem Grabovci.

Ai tha se ai dhe familja e tij po kalojnë çaste të vështira të terrorit.

“Po ta them ty dhe të tjerëve që angazhimet e mia kanë qenë të sinqerta. Do të vazhdoj të jem i sinqertë t’iu jap ndihmë dhe përkrahje. Po u them sinqerisht se ju po i përjetoni me rend se sa unë dhe familja ime këto fyerje që janë t’u mu bë gjatë këtyre ditëve. Unë u kërkoj falje nga zemra dje shpirti im dhe shpreh keqardhje kjo që po ndodh. Nuk mendoj që në një shtet të Evropës një muaj rresht të terrorizohet një familje për shkak të bisedave private. Pjesën tjetër ia kam lënë drejtësisë sepse besoj në shtet dhe drejtësi. Tërë jetën time nëse dikush konstaton që kam dëmtuar interesin e vendit denoncomni tek organet e drejtësisë”, ka thënë Grabovci./KP