Aktuale

Grabitje nën kërcënimin e armës në Pejë

Në rrugën ‘Eliot Engel’ në Pejë, ka ndodhur një grabitje.

Viktima, punëtore në kompaninë ‘IPKO’, ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës ka hyrë në objekt një person i dyshuar dhe i pa njohur, i cili në kokë kishte një kapelë dhe fytyrën e mbështjell me një shall.

Nën kërcënimin e një arme-revole, ai i ka grabitur para të gatshme në shumën prej 95 euro dhe më pas është larguar në drejtim të pa njohur, njofton raporti policor.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me vendimin e prokurorit, rasti është iniciuar dhe vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli