Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kamzë, ku në drejtim të një çifti është qëlluar me armë.
Burime për Express bëjnë me dije se persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë tentuar që të grabisin një dyqan, ndërsa ata kanë qëlluar mbi A. B., dhe M. B., burrë dhe grua, pronarë të dyqanit.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku burri ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Blutë e Tiranës kanë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.
/GazetaExpress/