Aktuale

Grabitje me armë në Suharekë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një biznes në komunën e Suharekës, respektivisht në Zonën Industriale në Shirokë.

Këtë grabitje siç raportohet e kanë kryer tre persona që tani për tani janë të panjohur për autoritet e sigurisë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës si roje e objektit afarist aty kishin shkuar tre persona të panjohur, njëri me armë të shkurtër, i cili viktimën e ka mbajtur nën kontroll në presion të armës, kurse dy të dyshuarit tjerë përmes një dritareje anësore kanë depërtuar brenda në objekti, ku nga një kasaforta të cilën e kanë dëmtuar kanë marrë para të metalta dhe më pas janë larguar nga ai vend:, njofton policia.

Pas marrjes së informatës për rastin e grabitjes thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, përderisa nuk raportohet për të lënduar.

Deri më tani policia nuk ka njoftuar as për arrestimin e ndonjërit nga personat që kanë kryer grabitjen./FaktePlus