Aktuale

Grabitje me armë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një femër ka raportuar se derisa ishte duke punuar dy të dyshuar meshkuj të maskuar, njëri prej tyre ka pasur një armë revole dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur

Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar./FaktePlus