Aktuale

Grabitje e armatosur, policia jep informacione të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për grabitjen e armatosur e cila ndodhi mbrëmë pasdite në Prishtinë.

PK-ja thekson në raportin e saj 24 orësh se dy punëtore të një institucioni financiar janë ballafaquar me disa grabitës të cilët kishin marr të holla nga ky institucion.

Policia tutje thekson se në këtë rast nuk ka pasur të lënduar.

“Dy viktimat, punëtore të një institucioni financiar, femra K/Shqiptare, kanë njoftuar se tre persona të dyshuar e të maskuar njëri i armatosur me një armë të shkurtë, nën kërcënimin e armës kanë grabitur parat e qarkullimin ditor dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë rreth orës 17:43/FaktePlus