Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompë të derivateve në komunën e Gjakovës, respektivisht në fshatin Fshaj.
Këtë grabitje siç raportohet e kanë kryer dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi të parave dhe kanë rrahur punëtorin e biznesit.
“Është raportuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur në një pompë të derivateve në lokacionin e lartcekur, ku viktima mashkull K/Shqiptar derisa ka qenë në punë kanë shkuar dy persona të dyshuar dhe nën kërcenim të armëve duke e rrahur viktimën kanë arritur që të marrin rreth 435 euro”, njofton policia.
Pas marrjes së informatës për rastin e grabitjes thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, me ç’rast viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.
Ndërkaq, personat e maskuar pas kryerjes së aktit kriminal janë larguar prej vendit të ngjarjes dhe polica ende është në kërkim të tyre./FaktePlus