Aktuale

Grabitje me armë në Pejë

Në fshatin Gllaviqicë të Pejës, një burrë i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur 256 euro viktimës në vendin e tij të punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

“Një i dyshuar i cili ishte i maskuar, nën kërcënimin e armës i ka grabitur 256 € viktimës mashkull K/Shqiptar në vendin  e tij të punës. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, njofton PK, ngjarjen që ka ndodhur rreth orës 02:00 të së hënës.