Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në fshatin Dolc të Klinë i kishte sinjalizuar me drita që të ndalet një veturë dhe pastaj nga viktima femër ka grabitur çantën e krahut me dokumente personale, 600 euro para dhe dy zinxhir prej ari.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/