Aktuale

Grabitet një kazino në Tiranë nga dy persona të armatosur

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mësohet se rreth orës 04:32, në rrugën e “Elbasanit” dy shtetas kanë grabitur një kazino.

Policia ka dhënë informacionet e para, ku sqaron se tek kazinoja kanë hyrë dy persona, ku njëri dyshohet të ketë qenë me armë zjarri (pistoletë) dhe tjetri me thikë, kanë marrë rreth 200.000 lekë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Gazeta Express/