Aktuale

Grabitet një femër në Prishtinë

Një femër e kombësisë shqiptare ka informuar se gjersa ishte duke ecur në rrugë, një person i panjohur ia ka grabitur celularin nga dora dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rr. “Agim Ramadani”, në Prishtinë, në ora 20:50.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.