Një bankë private është grabitur në lagjen Dardania në Prishtinë, merr vesh Gazeta Express.
Burimet policore të Express thonë që një pjesë e madhe e kontrollit të shtuar në kryeqytet të enjten është po për këtë arsye- për të gjetur autorët e këtij krimi.
Deri tash Express nuk ka mundur të vë kontakt as me Policinë, përfshirë Komandën Qendrore e as atë Regjionale në Prishtinë që kanë qenë të mbyllur në kontakt, e as me bankën që ka qenë viktimë e kësaj grabitjeje.