Viktima femër ka raportuar në polici se tre persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë saj në fshatin Mazgit të Obiliqit dhe me forcë ia kanë grabitur 150 € dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është shoqëruar në stacion një i dyshuar mashkull bën te ditur policia, derisa me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /KosovaPress/