Aktuale

Grabiten dy banka në Prishtinë

Një punëtore në një bankë në Prishtinë ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore dhe nuk raportohet për të lënduar.

Vetëm pas dyzet minutave, po në Prishtinë, një punëtore në një bankë ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, përderisa nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/