Të dielen dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar, kanë grabitur 6 mijë euro në një barnatore në Prizren.
Rastin në polici e ka paraqitur punëtorja e cila në momentin e grabitjes ishte në vendin e ngjarjes.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”.
Policia po e heton rastin, njofton raporti 24 orësh i policisë.