Aktuale

I grabisin çantën nga krahu

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ia ka grabitur çantën e krahut.

Në njoftim të Policisë thuhet se sipas ankueses në çantë ka pasur një telefon mobil, 25 euro para të gatshme dhe dokumentet e saja personale.

“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /KP