ShowBiz

Goldit i dështon ndeja në Kamenicë, iu ndalua prej policisë!

Reperi Gold Ag vazhdon të jetë aktiv nëpër mbrëmje të shumta gjatë verës si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Pavarësisht pritjes që i bëhet nga fansat e tij, Goldi mbrëmë nuk mundi të performoj në qytetin e Kamenicës, ku ishin mbledhur adhuruesit e muzikës së tij, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi që siç ka njoftuar Goldi në një foto të postuar në Instagram, ka qenë policia që ia ka ndaluar muzikën në kafiterinë e paralajmëruar.Ai ka kërkuar falje për këtë, duke premtuar se do të këndoj për kamenicasit të dielën.