ShowBiz

Gold Ag xhiron klip me një tjetër femër (Foto)

Pa kaluar ende 24 orë që nga publikimi i projektit të tij të fundit në bashkëpunim me Anxhela Peristerin dhe Labin, Gold Ag sot ka nisur xhirimet e projektit të radhës.

Reperi që ska të ndalur me prurjet e reja muzikore, është bashkuar me artisten e re Aida Doçi për këngën e re, shkruan GazetaExpress.

Dyshja tashmë kanë nisur me xhirimet e videoklipit dhe nga pamjet e para të siguruara nga GazetaExpress shihet se do të jetë shumë veror.

Ndryshe Ariani sot ka publikuar edhe albumin e tij më të ri muzikor, i cili përmban 18 këngë.

Për këtë album artisti ka bashkëpunuar me kompozitor dhe këngëtarë të njohur të skenës nga të gjitha zhanret e muzikës./GazetaExpress/