ShowBiz

Gold AG pas koncertit viziton Fitore Ibishin (Foto)

Sot në qytetin e Podujevës është mbajtur një koncert humanitar, ku kanë marr pjesë disa nga emrat e njohur të muzikës shqiptare.

Në mesin e këngëtarëve, ishte edhe reperi Gold AG, i cili gjithmonë është i gatshëm të përgjigjet pozitivisht thirrjeve për koncerte që kanë karakter humanitar.

Por reperi përveç koncertit, ka vizituar në shtëpinë e saj edhe 24 vjecaren, Fitore Ibishi e cila po vuan nga sëmundja e rrallë Susak, e që po pret të udhëtoj jashtë vendit për shërim, sapo të mbledhen fondet e nevojshme, transmeton Magazina.al

Duket se koncerti ka qenë i suksesshëm, pasi këtë e ka thënë edhe Gold AG.

“Lotët në sy i ka nga gëzimi që sot Llapi e mbështeti në koncertin humanitar.Allahu e shëroftë motrën tonë Fitore Ibishi e juve që erdhët në koncert Allahu ju shpërbleftë me të mirat e tij në këtë botë e në ahiret”, ka shkruar reperi në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale./Magazina.al/