Arian Agushi i njohur me emrin skenik Gold AG është tejet aktiv me projekte muzikore, ndërsa kësaj radhe ai ndau lajmin për këngën e re në llogarinë e Instagramit, shkruan lajmi.net.
Gold AG ka zbuluar datën 16.10, e premte dhe emrin e këngës “Bylbyli i Tropojës”, në fotografinë e publikuar.
Gold AG duket se gjithmonë u rri gati çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptari, të cilat nuk vonon dhe i sjell në formë të këngës./Lajmi.net/