Kanë realizuar disa projekte të suksesshme së bashku.
Por, këngëtarja, Shyhrete Behluli dhe reperi nga Presheva, Gold AG kanë raporte mjaft të mira edhe në jetën e përditshme.
Para pak javësh, Gold AG ka qëndruar disa ditë në vendin e shenjtë, Medinë, ku edhe solli pamje nga atje në rrjete socialet.
Ndërsa sot, këngëtarja Behluli tregon se ka pranuar një dhuratë simbolike nga Goldi. “Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, shkruan ajo në rrjetin social, Instagram.