Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur dyshimin se ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt dhe sulmet ndaj Gazmend Abrashit, të dytë nënkryetarë të AAK-së, janë të kalkuluara mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së.
Komunikata e plotë e AAK-së:
Ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt, nënkryetar i AAK-së, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i janë bërë gjatë disa ditëve të fundit Gazmend Abrashit, po ashtu nënkryetar i AAK-së, pikërisht tani kur Kosova po përgatitet për zgjedhje, s’ka asnjë dyshim se janë të kalkuluara mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së e për hesap të kundërshtarëve politikë të saj.
Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, momentumi i përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhët për hesape politike.
Nësë prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këto çështje disa vite më herët, po pikërisht tani!
AAK, pavarësisht sulmeve të koordinuara kundër saj e njerëzve të saj, është e përcaktuar në kursin politik që për qëllim ka zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të Kosovës!