Të shtunën, rreth orës 19:20, një person me automjetin e tij xhip ka goditur një femër serbe, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, thuhet në njoftimin e PK’së, tranmseton Gazeta Express.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në Qendrën e ndalimit derisa të paraqitet në gjykatë.