Aktuale

Goditet me veturë një person në Dobërlluk të Vushtrrisë

Të martën rreth orës 23:50, në fshatin Dobërlluk të Vushtrrisë, një person është goditur nga vetura derisa ishte duke ecur jashtë rrugës automobilistikë (në trotuar), thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas interviste është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaExpress