Policia greke bën të ditur se ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ishin përfshirë Shqipëria, Greqi dhe Holanda.
Po ashtu, bëhet e ditur se në pranga është vënë një 25-vjeçar grek, ku i është sekuestruar në makinë 12 pako me 78 kg 850 gram marijuanë.
Mësohet se droga e kapur është e një sasie prej 200 kg marijuanë që ishte trafikuar nga kufiri shqiptaro-grek, në fshatrat kufitare të Janinës.
Ndërsa pjesë tjetër e mbetur, pra 120 kg është trafikuar nga 25-vjeçari drejt një shteti në Europën Perëndimore. Policia greke thotë se arrestimi i tij është bërë më 14 nëntor.