Aktuale

Goditet nga plumbi qorr në oborr të shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull shqiptar përderisa ishte në oborrin e shtëpisë është goditur nga një plumb qorr.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.