Aktuale

Goditen me veturë 3 punëtorë në autostradë

Tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës Prizren-Prishtinë, kanë marrë lëndime trupore pasi që nga një person janë goditur me veturë.

PK bënë të ditur se nga pakujdesia një vozitës ka goditur punëtorët në këtë segment të rrugës.

Sipas raportit, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Është shoqëruar në stacionin policor vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës meshkuj K-Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport./FaktePlus