Reperi me prejardhje nga Presheva, Gold Ag i është gëzuar arrestimit të shefit të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Madje e ka quajtur ‘therr me iriq’. ‘Gjuriq, a po t’dhem hiq oj therr me iriq’, janë fjalët e reperit në Instagram.
Gold Ag njihet për patriotizmin e tij që zakonisht e shpreh përmes këngëve, transmeton Periskopi. Gjuriq u arrestua sot nga Policia, pasi tentoi të hyjë pa leje në territorin e Kosovës.
Situata eskaloi, ku Policia e Kosovës ka ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës në vendin ku po qëndronte zyrtari serb./Periskopi/