Aktuale

Godet qëllimshëm veturën zyrtare

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti me veturën e tij, qëllimisht ka goditur veturën zyrtare.

Siç njofton policia, në veturën zyrtare ndodheshin dy viktima meshkuj, ku si pasojë e goditjes dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe gjendja e tyre është stabile.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stanovc i Epërm në Vushtrri. /KosovaPress/