Aktuale

Godet policin, arrestohet 44-vjeçari nga Vlora

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një sherr.

Personi i arrestuar është Ismail S., 44-vjeç, nga qyteti i Vlorës.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi dje në një ambient privat në Ksamil, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.