Të hënën, në lagjen e romëve në Mitrovicë, rreth orës 22:30, është raportuar se një person i komunitetit boshnjak, shtetas i Serbisë, duke lëvizur me veturën Mercedes, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një motoçikletë pa targa, të cilën e drejtonte viktima e komunitetit ashkali, thuhet në raportin e PK’së , transmeton Gazeta Express.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.