Vetëvendosje sot ka thirrur konferencë për media, e cila po mbahet aktualisht në ambientet e këtij subjekti.
Glauk Konjufca, deputeti i këtij subjekti politik ka theksuar se nuk e kanë përkrahur as versionin e Murat Mehës por që kjo marrëveshje edhe tash duhej të kthehej në pikën 0.
“Versioni i Murat Mehes me gabime të mëdha. Për neve më e mira për Kosovën ka qenë që ta kthej këtë version në pikën 0, këtë ia kemi thënë edhe ndërkombëtarëve.” tha Konjufca.
Ai theksoj se marrëveshja e tanishme me Malin e Zi po i konvenon kësaj të fundit, për shkak se po merr çka nuk i takon.
“Po të kishte ndodhur kjo do të kishte nisur proces i ri me Malin e Zi për demaskim që nga fillimi. Por ky version i konvenon Malit të Zi sepse po merr diçka që nuk i takon” përfundoi Konjufca./Indeksonline/