Kryeprokurori i emëruar i Gjykata Speciale për Kosovën, David Schwendiman sot në Hagë ka mbajtur në konferencë shtypi.
Në këtë konferencë ai është pyetur se a do të betohen gjyqtarët e Speciales para presidentit të Kosovës, pasi është gjykatë e Kosovës.
Sipas korrespodentit të Kohës Ditore, Agustin Palokaj, Schwendiman ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Përderisa në shumë pyetje ai ka thënë se duhet të drejtohemi te ligji i kaluar në Kuvendin e Kosovës, por për betim para presidentit ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë ngaqë është gjykatë speciale”, ka thën Paloka.
Kjo gjykatë ka marrë fillin e formimit pas raportit të Dick Martyt, që lakon edhe emrin e presidentit Thaçi, për krime lufte në Kosovë.