Aktuale

Gjyqi për Lagjen e Trimave sot me dyer të mbyllura

Seanca e sotme për rastin “Kumanova” në gjykatën e Shkupit do të mbahet me dyer të mbyllura, pasi që në radhë është prezantimi i Masave të Veçanta Hetuese nga ana e Prokurorisë Publike, raporton Portalb.

37 të akuzuar, po gjykohen për rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.