Është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit ditën e sotme, ish-deputeti i PS-së, Hamit Kosta.
Ai u arrestua pak ditë më parë nga policia, pasi akuzohet për dy vepra penale, “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ishte ish-gruaja e tij, e cila e denoncoi në polici, se e kishte kanosur, ndërsa se ish-deputeti nuk e ka pranuar pretendimin e Elda Tabaku, 38 vjeçe.
Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, si dhe kanë një vajzë së bashku.