Një muaj paraburgim policit që dyshohet se kreu vrasjen në kazino në Suharekë
Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji rreshterit Sh.S. për dyshimin për vrasjen e kryer në fundjavë në një kazino në Suharekë.
Masa e paraburgimit do t’i llogaritet nga data e arrestimit më 17 mars.
Sipas njoftimit nga Themelorja, Sh.S. dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar punëtorin J.A. punëtor të kazinosë. /FaktePlus