Rajon & Botë

Gjykata Supreme dëgjon apelin e qeverisë për Brexit

Gjykata Supreme ka nisur një seancë dëgjimore nëse pëlqimi i parlamentit është i nevojshëm para fillimit të negociatave zyrtare për Brexit.

Janë 11 gjykatës  të cilët do të dëgjojnë kërkesën e qeverisë kundër vendimit të Gjykatës së Lartë  i cili thoshte se vetëm Parlamenti ka autoritetin për të aktivizuar  nenin 50.

Seanca, e cila është  duke u transmetuar drejtpërdrejt nga BBC, pritet të zgjasë katër ditë, ndërsa vendimi  pritet në janar./KosovaPress/