Aktuale

Gjykata Speciale do të jetë ‘pastrim kimik’ për Kosovën

Drejtori ekzekutiv i KIPRED dhe ish–ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci , thotë se Gjykata Speciale mund t’i kthehet në favor Republikës së Kosovës.

“Me Gjykatën Speciale, Kosova do te jete vendi i pare i ish-Jugosllavisë i cili dy here do te hyn ne “pastrimin kimik” te drejte sise ndërkombëtare. Këtë “pastrim kimik”’Kosova mund ta kthej ne avantazh te forte nëse për te ndërton një narrative te politikes se jashtme dhe te brendshme te një shteti modern te bazuar ne vlerat perëndimore”, ka shkruar Peci.Ai tutje ka vlerësuar që nëse Kosova e bënë ashtu siç duhet, atëherë edhe BE-ja duhet të mendojë nësë do ta pranojnë Serbinë në gjirin e tyre.