Aktuale

Gjykata Speciale së shpejti themelon Njësitë e Paraburgimit

Specialja fillon punën pas miratimit të Rregullores së Procedurës së Provave (Statutit). Pritet që në muajt në vijim të fillojë punën Gjykata Speciale (Dhomat e Specializuara), ndërsa në anën tjetër formohen njësitë e paraburgimit të gjykatës

Zëdhënës i gjykatës, Avis Benes ka thënë për Tanjug se presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, është duke e përgatitur një seancë plenare për gjyqtarët, njofton Gazeta Express.

Ai ka thënë se në këtë seancë do të punojnë në miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave.

“Presidentja e Dhomave të Specializuara për Kosovën Ekatarina Trendafilova është duke e përgatitur mbajtjen e një seance plenare për gjyqtarët. Në këtë seancë, gjyqtarët do të punojnë në miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave”, ka thënë Benes, transmeton Gazeta Express.