Aktuale

Gjykata sot vendos për sulmuesin e gazetarit Kajtazi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca ku pritet që t’i caktohet masa e paraburgimit ose jo për personin që të enjten sulmoi fizikisht gazetarin Vehbi Kajtazi.

Sulmuesi Fitim Thaçi është dorëzuar mbrëmë në Polici dhe fillimisht i janë caktuar 48 orë mbajtje. Por prokurori I rastit ka kërkuar që për Thaçin sot t’i caktohet masa e sigurisë.

Avokati i sulmuesit Thaçi, Gazmend Halilaj tha për KosovaPress në orën 16:00 pritet të fillojë seancë në të cilën do të vendoset për të mbrojturin e tij.

Sipas tij prokurori ka kërkuar paraburgim për sulmuesin e gazetarit./KosovaPress/