Një sjellje jo e mirë me prindërit ka bërë që t’i del problem me ligjin Valdrin Sylejmanit, të njohur si Vali Corleone.
Ai u arrestua me dyshimin e ngacmimit dhe u dërgua në mbajtje për 24 orë, shkruan gazetametro.net.
Prokuroria kërkoi që ndaj të dyshuarit të vendoset si masë paraburgimi, por këtë gjë e ka refuzuar gjykata duke dhënë një tjetër masë.
Gjykata vendosi që Prinvalentino Corleone të dërgohet në Psikiatri me masën e ekzaminimit psikiatrit në kohëzgjatje prej 15 ditësh.
“Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve.
Ndryshe, Vali Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Ngacmim’ nga neni 186, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK’së./gazetametro.net