Aktuale

Gjykata nesër vendos për 6 aktivistët e VV’së të dyshuar për sulmin në Kuvend

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj 6 aktivistëve të VV’së të arrestuar për sulmin e 4 shtatorit në Kuvend. Por, gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Prishtinës nuk kanë marrë asnjë vendim për Atdhe Arifin, Astrit Deharin, Adea Batushan, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe Frashër Krasniqin. 

Vendimi për 6 aktivistët e VV’së – përshirë edhe zëdhënësin Krasniqi, pritet të merret nesër nga Gjykata. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express avokati i angazhuar në rast, Tomë Gashi.

“Seanca ka përfundu, vendimi pritet të jepet nesër”, tha Gashi për Express.

Të arrestuarit janë kthyer në paraburgim, derisa Prokuroria ka kërkuar masën prej 30 ditësh për ta.