Aktuale

Gjykata në Colmar obligon Haradinajn ta dorëzojë pasaportën në policinë franceze

Vendimi i Gjykatës së Colmar gjithashtu është marrë se Ramush Haradinaj duhet ta dorëzojë pasaportën e tij në policinë franceze dhe se duhet t’iu paraqitet thirrjes gjyqësore.

Gjykata në Colmar ka marrë vendim që Haradinaj duhet ta dorëzojë pasaportën e tij në policinë franceze dhe se duhet të paraqitet sa herë që Gjykata ta kërkojë atë, shkruan Gazeta Express.

Burime të Express bëjnë të ditur se Haradinaj do të qëndrojë në Strasburg derisa të merret vendimi final nga Gjykata e Apelit në Colmar.