Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka thënë sot se Rusia ka dështuar që të ndërmerrte masa për ta parandaluar masakrën në shkollën e qytetit Beslan në vitin 2004, ku u vranë më shumë se 330 persona.
Gjykata, po ashtu, e ka kritikuar Moskën për mënyrën se si e ka hetuar rastin, transmeton Express.
Në këtë rrethim separatistët çeçen morën peng më shumë se 1.000 persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë.
Rrethimi mori fund kur forcat ruse të sigurisë u futen në shkollë. Të mbijetuarit thonë se trupat ruse përdorën forcë të tepruar.
Asnjë zyrtar rus nuk është mbajtur përgjegjës për numrin e lartë të të vdekurve, që përfshiu 186 fëmijë.