Aktuale

Gjykata e Lartë e Serbisë: Urdhri për arrestimin e Haradinajt mbetet në fuqi

Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka marrë ende ndonjë njoftim nga INTERPOL-i për të hequr urdhrin për arrestimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kurse Gjykata e Lartë serbe ka thënë sot për “Beta” se fletarrestimi për shefin e qeverisë kosovare mbetet në fuqi.

“Asnjë vendim për tërheqjen e urdhër­arrestit nuk është bërë. Urdhri mbetet në fuqi”, ka bërë të ditur kjo gjykatë, transmeton Lajmi.net. Gjatë ditëve të fundit u konfirmua se me kërkesën e UNMIK­-ut, INTERPOL-i kishte hequr Haradinajn nga lista e të kërkuarve për krime lufte. Veç Haradinajt, nga kjo listë janë hequr edhe 17 persona të tjerë, njofton Politiko.net.