Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka vendosur në rastin “DRENICA I” duke e quajtur këtë aktgjykim katastrofal.
Siç bën të ditur Gashi, Sylejman Selimit i janë përcaktuar 5 vite e 3 muaj burgim, ashtu që duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II” i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.
Kurse sa i përket Sami Lushtakut, Gashit thotë se ai është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 viteve.
Sipas tij, me këtë vendim të gjithë komandantët janë shpallur fajtor duke u dënuar pa asnjë provë./Lajmi.net
Postimi i tij i plotë: