Gjykata e Apelit në ShBA ka ngritur disa pyetje në lidhje me ndalimin tashmë të diskutueshëm të presidentit Donald Trump, për ndalimin e hyrjes në ShBA për refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete kryesisht myslimane.
Paneli prej tre gjyqtarësh ka ngritur pyetje mbi kufijtë e pushtetit të presidentit Trump.
Ata kanë pyetur nëse masa e Trump mund të konsiderohet anti-myslimane, transmeton KosovaPress.
Vendimi i Gjykatës së Apelit me bazë në San Francisco pritet të merret gjatë kësaj jave.
Cilidoqoftë vendimi, rasti sipas të gjitha gjasave mund të shkojë në Gjykatën e Lartë.