Gjykata e Lartë në Kenia ka bllokuar vendimin e Qeverisë për mbylljen e kampit më të madh në botë.
Urdhëri për të mbyllur kampin Dadaab në të cilin jetojnë rreth 260,000 refugjatë somalezë është lëshuar vitin e kaluar.
Afati për mbylljen e kampit ishte shtyrë deri në maj, por një gjykatës në Gjykatën e Lartë ka ardhur në përfundim se vendimi ishte i barasvlershëm me një akt të persekutimit grupor, shkruan BBC.
Qeveria ka mbrojtur qëndrimin e saj duke thënë se mbyllja e kampit do të bëhej për çështje të sigurisë.
Gjithashtu Qeveria thotë se ishin planifikuar sulme brenda territorit të saj nga grupi al-Shabab me bazë në Somali.
Kampi Dadaab u ndërtua në vitin 1991 për strehimin e familjeve të ikura nga konflikti në Somali.
Disa njerëz kanë jetuar atje për më shumë se 20 vjet, transemton KosovaPress.